Të vlerësosh bukurinë është gjithmonë shumë e vështirë, pavarësisht nëse flitet për njerëz, vepra arti apo, si në rastin tonë, makina.
Portali anglez i shitjes së makinave CarWow ka dalë në përfundim se kush është makina më e bukur, pas një studimi të imtësishëm të 197 modeleve të ndryshme, nga ekspertë të automobilave dhe të arteve vizuale.
Fituesja është Ferrari Monza SP1, e vitit 2019.
Ferrari është ndoshta marka më e famshme e prodhimit të makinave.
Çdo fëmijë ka pasur të paktën në dhomën e tij një poster të Ferrarit.
Simbol i luksit, i fuqisë dhe statusit civil, kjo makine është njëkohësisht edhe simbol i perfeksionit, i zhvillimit te teknologjisë.
Ajo është një vepër e vërtetë arti, krenari italiane dhe e historisë se ndërtimit të makinave.
Ndërtuesi dhe themeluesi i saj është Enzo Ferrari, i cili i dha emrin e tij punishtes që do të sillte në jetë idhullin e të gjithë pasionantëve të makinave të shpejta.
Enzo Ferrari, themeluesi i një prej emrave më të njohur në industrinë e automobilizmit e nisi karrierën si pilot i garave të shpejtësisë në vitin 1919 dhe për shkak të famës që fitoi italianët në atë kohë e krahasuan me Benito Mussolinin.
Madhështia e tij i kaloi kufijtë e famës kur vetë Mussolini dekoroi Enzo Ferrarin me titullin e Kalorësit të Kurorës, ndërsa më vonë i dha dhe titullon Commendatore.