Fotot familjare për festa, Rama më popullor se kundërshtarët e tij politik. Ja nga sa ‘like’ kanë marrë të gjithë

Facebook vazhdon të jetë një tregues për pëlqimin e politikanëve shqiptarë.

Pëlqimet (like) të marra këto 24 orët e fundit për fotot e fundvitit të publikuara nga Rama, Basha, Berisha, dhe nga cifti Monika-Meta konfirmojnë tendencën e pëlqimeve e evidentuar edhe nga sondazhet e shumta, përfshi sondazhin e parë të Piepoli-t të publikuar në fillim të dhjetorit nga Report TV.

Fotoja e kryeministrit Edi Rama me familjen e tij ka mbledhur deri tani 60 mijë pëlqime, fotoja e Lulzim Bashës me familjen e tij 30 mijë pëlqime, ajo e Berishës me të shoqen 13 mijë dhe video-urimi i Monikës me Ilir Metën vetëm 2 mijë pëlqime.

Sondazhet deri më tani tregojnë Partinë Socialiste si forcë të parë politike në vend me mbi 50 përqind të pëlqimit, Pd-ja e ndjek me pak më shumë se gjysma e votave, ndërsa e fundit nga partitë kryesore është LSI që sipas sondazheve, tashmë ka zbritur në 3-4 përqind.

Pikërisht, i njëjti klasifikim që evidentohet edhe nga pëlqimet në Facebook./shkoder.info

Author: admin