Kryeministria ka publikuar disa foto nga mbrëmja e fundvitit të një nate më parë që kreu i qeverisë Edi Rama organizoi për trupën diplomatike në vendin tonë.
E pranishme ka qenë edhe bashkëshortja e Ramës, Linda Rama e cila qëndron në një tryezë me ministret dhe ambasadoren Yuri Kim.
Ato shfaqen të qeshura teksa Rama mban fjalën e tij para të pranishmëve ku përveç urimit, i dërgoi një mesazh BE-së për hapjen e negociatave.