Nisi si një grumbullim spontan i thirrur në rrjetet sociale në orën 16:00 poshtë zyrave të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ku u kërkua dorëheqja e tij, pas vrasjes nga policia të 25-vjeçarit Klodian Rasha dy net më parë, në derën e oborrit të shtëpisë së tij, pa asnjë justifikim dhe pa asnjë shkak të arsyeshëm.
Kjo vrasje solli menjëherë shumë revoltë të qytetarëve në rrjetet sociale, po pakkush e besonte se do të shtrihej në rrugë, duke u nisur nga skepticizmi që këtu qytetarët janë të mpirë.
Kjo tezë ka rënë dje në darkë, kur qindra të rinj, nën një pasion e reagim të fortë ndaj asaj që e quajnë padrejtësi, u derdhën në bulevard, e para portave të Kryeministrisë, ku tentuan të hynin dhe brenda.
Pati tension, përplasje, rrëzim të pemës së vitit të ri, hedhje gurësh, dhe vënie zjarri në kazane mbeturinash. Protesta ishte gjenunine, e vërtetë. E mbi të gjitha qytetarët ishin të vendosur.
Ja çfarë ndodhi gjatë 5 orëve protestë përmes fotove.