Aktorja Olta Gixhari ka braktisur Spanjën, vndin ku ajo jeton bashkë me djalin dhe parterin e saj për tu bërë pjesë e “Big Brother VIP”. Ashu siç pritej, aktorja është rikthyer ndjeshëm në vëmendjen e publikut nisur nga dinamikat e krijuar brenda shtëpisë së famshme.
Por jo të gjithë e kujtojnë se Gixhari ka patur një histori dashuri me një nga banorët e “Big Brother 1”.
Ish-konkurrenti rrëmbeu vëmëndjen e shqiptarëve për dy arsye, e para për lidhjen që krijoi me Noçen dhe së dyti për braktisjen që i bëri e dashura live gjatë njërës prej të shtunave, një skenë që nuk kishte ndodhur asnjëherë në televizionet shqiptare, shkruan Albeu.com.
Historia e dashurisë mes Olta Gixharit dhe Olsit nisi në vitin 2011 gjatë “Dancing With the stars” ku të dy ishin konkurent.
Por lidhja mes tyre nuk zgjati më shumë se 4 muaj. Ndarja erdhi për faktin se Olta ndihej pak më superiore se ai në këtë rast dhe madje mes miqsh e kishte pohuar ato kohë hapur se nuk kishte asnjë plan për ta bërë lidhjen serioze me Olsin.
Përsa i përket partnerit aktual dhe babait të djalit të saj, Olta Gixhari ka preferuar ta mbajë në privatësi të plotë.