Detaje të reja kanë dalë lidhur me vjedhjen e rreth 530 mijë eurove nga pastruesja Rozeta Dobi dhe i biri, Havier Dobi.
Sipas “Ora News”, mësohet se një pjesë e eurove të vjedhura janë shpenzuar duke vlerë një automjet tip “Mercedez Benz” nga djali i pastrueses, Havier Dobi.
Në listën e pasurisë që Dobi, rezulton të ketë është dhe një Mercedez Benz i tipit “E 550 4MATIC UF9”, ngjyrë e zezë Benzinë + Gaz.
Ky automjet është blerë pikërisht gjatë muajit Dhjetor 2022, periudhë kur Rozeta Dobi, ka arritur të vjedhë në banesën e zyrtares Aldo Klosi, shumën prej 120 mijë euro.
Tre makinat, të gjitha të llojit Benz-Mercedes në pronësi të Havier Dobit, janë sekuestruar për llogari të çështjes penale, që ka nisur në prokurorinë e Tiranës.
Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi u vunë në pranga pas denoncimeve nga disa prej pronarëve të apartamenteve ku ajo kishte punuar si sanitare, dhe kishte vjedhur shuma të mëdha parash.
Ishte ish-zyrtarja e Kryeministrisë Alda Klosi që denoncoi se në shtëpi i ishin vjedhur mijëra euro. Sanitarja dhe djali në shtëpinë e saj dyshohet se kanë vjedhur 120 mijë euro, ndërsa në total në banesën e autorëve u gjetën 530 mijë euro.