(Fotolajm) Xhensila dhe Besi më të lumtur se kurrë/ “Dashuria është plot besim”

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një ndër çiftet më të komentuara në showbizin shqiptar.



Kohëve të fundit dyshja janë përfolur goxha në rrjet se marrëdhënia e tyre është në krizë. Çifti ka reagoi menjëherë pas këtyre thashethemeve duke i hedhur poshtë të gjitha fjalët se janë ndarë.

Madje për ta konfirmuar këtë gje, Xhensila i dedikoi disa fjalë të ëmbla Besit ditën e “Shën Valentinit”.

“Vallë a nuk është dashuria plot besim që arrijnë t’i bëjë këto gjëra. Vallë a nuk është dashuria që të bën ta dëbosh të keqen? Vallë a nuk është dashuria që të bën të flasësh gjuhë të reja. Gjuhën e mirëkuptimit, të gëzimit, të paqes, të shpresës….? Vallë a nuk është dashuria që largon çdo dredhi, lëngatë e helm vdekjeprurës? Vallë a nuk është forca e dashurisë që shëron ço dhimbje të zemrës, madje dhe ato fizike? Prandaj urime të që e feston dashurinë, Bes Kallaku”,-shkroi këngëtarja krahas fotos ku shfaqej me aktorin.



Image

Së fundmi çifti kanë vendosur të arratisen nga Shëipëria duke udhëtuar drejt ishujve tropikalë. Nëpërmjet fotove të publikuara në Bali, këngëtarja shihet mjaft e lumtur pranë vogëlushes së saj Ajkës dhe Besit, ku shkruan: ‘Lumturia është….Ajka dhe Besi’.

Author: morevesh