Pavarësisht se Luiz Ejlli ka qenë një prej këngëtarëve shumë të njohur në Shqipëri përpara disa vitesh, shkëputja nga muzika e tij bëri që emri t’i lihej në harresë.
Këngëtari ka fituar festivalin e Këngës Magjike me Juliana Pashën, ndërsa ka përfaqësuar edhe Shqipërinë në Eurovizion.
Mirëpo hyrja e tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania e ka kthyer Luizin në një nga personazhet më të pëlqyer e më të komentuar të momentit në vendin tonë. Pak ditë më parë, ai rrëfeu se vuan nga një sëmundje e rrallë, por në mbrëmjen e së martës, këngëtari tregoi se ai nuk vuan vërtetë, por kjo ishte historia e shokut të tij.
Menjëherë ai iu nënshtrua disa analizave, ku rezultoi se këngëtari gëzon shëndet të plotë. Por, publiku beson atë që ka thënë fillimisht Luizi, se ai vërtetë është i sëmurë dhe gjatë këtyre ditëve, mbështetja e publikut ka qenë shumë e madhe në rrjete sociale.
E kjo vihet re edhe në profilin zyrtar të Instagramit të Luizit, ku deri para se të bëhej pjesë e Big Brother VIP, ai numëronte vetëm 179 followers, ndërsa sot që flasim, ai numëron mbi 259 mijë ndjekës në Instagram. Një shifër vërtetë e pabesueshme kjo!