Ditën e djeshme disa postime dhe deklarata të ish fituesit të BB, Anaid Kaloti, kanë bërë lëmsh rrjetin .
Në një video live në Tiktok, Anaidi u shpreh se Instagrami i Luizit është dashur të merret prej kohësh nga TCH, e pas hapjes së “GoFundMe” pa lejen e Luizit, produksionit i lind e drejta që të thotë se imazhi i tij po keqpërdoret jashtë.
Ndaj, motra e Luizit bëri ndryshimin e papritur duke i vënë emrin e saj Instagram-it për të mos përfunduar në duart e produksionit.
Anaidi gjithashtu publikoi një bisedë private në WhatsApp dhe supozohet të ketë komunikuar me mikeshën e Luizit që prej kohësh ka menaxhuar Instagramin, Genën, ku ajo tregon se ka qenë nën kërcënimin e TCH dhe Meridian Ramçaj.
Në këtë postim, Anaidi ka hedhur akuza mbi Meridianin se bashkëpunon me produksionin dhe madje se i ka prishur Luizit kontratën qindra mijëra euroshe me kompaninë Golden Eagle.
Nuk vonoi shumë dhe Meridiani erdhi me një reagim publik, ku i hodhi poshtë të gjitha fjalët e Anaidit.
“Sa qesharake që jeni 1.U rrit damari i nervit kur ju prisha interesin me mospranimin tim për të marrë pjesë në një live që nuk përputhet me atë që unë besoj! 2.t’ju pyes kush është realisht kjo vajzë??? Pse nuk e ka insta sot??? Pse insta është ndryshuar emri arsyen duam ta dimë 3. Çfarë tregon ky sms përveç një bisede idiote midis dy shfrytëzuesish tani që ai është dikush se kur e goditën të gjithë u zhdukët 4.Meqë jeni miqtë e vërtetë JU TE LUIZIT pse nuk i shkuat ju por @jonndoja dhe @mariodeda që i luftoni po njëlloj?? 5.I di Luizi këto? Apo përfitoni që është brenda.
Nuk e dija që qenkam kaq i fuqishëm sa të prish një kontratë kaq të madhe që nuk ka ekzistuar kurrë në një leter. Unë më i fortë se një televizion?? lat nam merrni pak famë dhe ju. Servila për aq kohë sa ju plotësoheshin interesat dhe hijenat kur ju godet me të vërteta!”- ka shkruar ndër të tjera Meridiani.