Ivana Knoll mahnit sërish fansat. Tifozja kroate që shkëlqeu në tribunat e Botërorit të Katarit vazhdon të bëjë sërish diçka të tillë, sakaq e shikojmë mjaft aktive në rrjetet sociale.
Ivana ka qenë së fundmi në Londër, por sot ka postuar një foto nga një klimë më e ngrohtë. 30-vjeçarja ka pozuar me bikini të bardha pranë një pishine, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Njëri komentoi: “Ti të lë pa frymë!”. Ndërsa një i dytë shtoi: “Gjithmonë e mrekullueshme”.