Ndonëse prej kohësh është shkëputur nga ekrani, Amarda Toska mbetet ndër personazhet më të pëlqyera për publikun. Moderatorja ka treguar se edhe në rrugëtimin e saj në biznes, ka ditur të shkëlqejë.
Por këtë herë, Amardën po e sjellim ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë, nën shkëlqimin e televizionit dhe të rrjeteve sociale. Paparaci ynë, ka mundur ta fotografojë moderatoren, në të përditshmen e saj.
E veshur me ngjyra të errëta dhe gjithnjë me shumë stil, Ami është parë së bashku me motrën e saj, teksa duken tejet të përfshira në bisedën e tyre.
Duket se jeta si mama dhe si grua në biznes, e kanë kufizuar në lëvizjet e saj, ndaj edhe takimet me të motrën, i bën jashtë biznesit të saj. Të dyja vajzat janë parë për disa minuta në këmbë, duke folur me njëra-tjetrën.
Gjithnjë në formë dhe plot sharmë, Ami ka treguar se edhe në të përditshmen vijon të mbetet nga femrat më të bukura të vendit tonë.
Ajo dhe Ermal Mamaqi janë ndër çiftet më të dashura për publikun. Shpesh prezantuesja ka folur për raportin e tyre, si bashkëpunëtor edhe partner.
“Ne si kolegë edhe jemi zënë për shkak të pikëpamjeve të ndryshme por nuk kemi lejuar që këto hatërmbetje të deportonin në shtëpi. Në fillime mbanim shumë mëri dhe i diskutonim në shtëpi por kjo nuk mund të zgjaste shumë. Dy gjela në një kafaz nuk qëndrojnë. Ermali është tip energjik dhe ka dashur të dominojë. Në fillim ka qenë e vështirë por me kohën ia kemi marrë dorën dhe kemi përballuar shumë sfida. Kuptohemi me sy kur secila palë duhet të rri urtë dhe nuk duhet ta vazhdojmë më tej”, tha ajo gjatë një interviste në “Natë me Aulonën”.