(Fotolajm) Skandali në Prishtinë që u përshkallëzua në përplasje fizike/ Rikthehet konflikti mes Dafina Zeqirit dhe modeles së njohur

Një histori e shkuar konfliktesh të vazhdueshme është rikthyer sërish në vëmendje, pas gati më shumë sesa 10 vitesh. Protagoniste janë dy emra të njohura të “showbizz”-it, ndërsa “molla e sherrit” një biznesmen i njohur për lidhjet e tij me vajzat e ekranit. Modelja Juliana Nura ka folur së fundmi për përleshjen fizike mes saj dhe Dafina Zeqirit.



Teksa bisedonte me banorë të tjerë, ajo zbuloi edhe historinë ku shprehej se disa vite më parë kishte “rrahur” këngëtaren Dafina Zeqiri. Shkak i këtij sherri mes vajzave dyshohet se ishte bërë ish-i dashuri i Dafinës, sot partneri i Luana Vjollcës, biznesmeni Krenar Çoçaj. Nuk ka vonuar shumë dhe lidhur me këtë deklaratë të saj ka pasuar një kundërpërgjigje nga vet Dafina. Ajo ka publikuar në “InstaStory” një video të saj duke bërë “twerk” në një prej klipeve të saj, teksa ka shkruar: “B*shtrat duke ëndërruar që më ka goditur me shuplakë në bo*a bo*a”.

Por, si nisi përplasja mes tyre në një nga zonat më të frekuentuara të Prishtinës. Në atë periudhë në media u fol për një krisje të marrëdhënies mes Krenarit dhe Dafinës, për shkak të tradhtisë së këtij të fundit me Julianën. Në atë kohë, ajo ishte mjaft e afërt me ish-in e Dafina Zeqirit, Krenar Çoçajn, ndërkohë që qarkulluan zëra se Krenari e tradhtoi Dafinën me modelen. Në kohën u përfol për një flirt të tyre, vetë Juli reagoi duke e quajtur Krenari një mik të mirë. Megjithatë ajo ishte shkaku pse biznesmeni dhe Dafina i dhanë fund raportit të tyre pak para ndarjes përfundimtare. “Me Krenarin jam njohur përmes motrës së tij, Abetare Çoçajt dhe ka lindur një shoqëri, kështu para dy vitesh kemi qenë në shoqëri edhe jemi shoqëruar nëpër klube të ndryshme të natës me të, por vetëm si shoqëri në fillim. Krenari më është vardisur, por unë kam qenë ajo që nuk kam dëshiruar asnjë lidhje duke i thënë se mund të jemi vetëm shokë dhe asgjë më shumë”, është shprehur Xhuli.



Por duket se pas këtyre deklaratave, Juliana dhe Dafina patën edhe një përplasje mes njëra-tjetrës. Fotot e publikuara të ish-misit dhe Krenarit, bën që mes dy vajzave të ketë dhe një përplasje fizike. Në kohën që Krenari nisi të frekuentohej me Julianën, këngëtarja kishte qenë në Suedi dhe para se të publikoheshin fotot e tyre së bashku në çdo portal, kishin nisur thashetheme për një flirt mes tyre. Krenari, duket se nuk e kishte menduar që një tradhti e tillë do të shkaktonte skandal në Prishtinë mes dy vajzave. Tradhtia duket se është marrë vesh nga Dafina si fillim, ngjarje për të cilën nuk kanë vonuar të shkruajnë dhe mediat. Pasi është kthyer në Kosovë, shoqëria e saj i kanë treguar gjithçka Dafinës. Kjo ka sjellë edhe një sherr të ashpër fizik mes dy vajzave, që për shumë kohë tregohej si një ngjarje e rëndë nga të gjithë dëshmitarët okularë.



Por pak kohë më pas, Dafina u shpreh se Julianën nuk e njihte aspak. Këngëtarja atëherë u shpreh rreth fotove të partnerit të saj në krahët e një femre tjetër se “ajo foto është një kaluar e Krenarit dhe nuk komentoj për të kaluarën e dikujt, sepse jetoj për sot dhe për të ardhmen! A, për Xhulije Nurën?! Më vjen shumë keq, por as që e njoh këtë vajzë. Kam dëgjuar për të si çdo njeri tjetër në Kosovë, nëpërmjet videove dhe fotove të saj dhe asgjë tjetër s’mund të shtoj”, ka përfunduar Dafina, duke lënë të nënkuptohet gjithçka.

Author: morevesh