Një prej sekreteve që u zbulua në shtëpinë e “BBVIP”, si pasojë e lojës që ishte realizuar nga produksioni, ishte ai i Jorit, modeles së njohur që prej vitesh jeton në Itali.
Kështu, ajo zbuloi se kishte qenë e fejuar me djalin e trajnerit të njohur, gjë që për banorët në reality show mund të ketë qenë sekret, por në fakt jashtë ka qenë një histori mjaft publike, për të cilën modelja ka folur edhe në rrjetet sociale.
Jori, e cila ka qenë edhe moderatore në “Sportitalia”, edhe pse shfaqjet në publik i ka pasur shumë të pakta me ish-partnerin e saj, zbuloi vetë gati dy vite më parë se romanca mes tyre kishte mbaruar. I fejuari i saj ishte Simone Camolese, djali i ish-trajnerit të Torion-s e Livorno-s në Seria A, Giancarlo Camolese.
Në atë kohë modelja shkruante në Instagram-in e saj:
“Meqë jeta ime sentimentale ju intereson, doja të bëja me dije se nuk jam më në një marrëdhënie prej dy muajsh (me llogaritë tona është ndarë në mars të 2020). Për momentin nuk kam asnjë histori, as dicka të momentit, thjesht po ju them, po tregohem pak egoiste tani dhe do të qëndroj me veten për ca kohë, pra Jori është single tani e në vazhdim”.
Simone Camolese është ish-lojtari futbolli, teksa duhet thënë se nuk ja ka dalë asnjëherë të luajë në kategoritë e më të mirëve, ndërsa vitet e fundit është i angazhuar në biznese të ndryshme. Nëse jeni kuriozë ta shihni foton e tij e keni më poshtë, ndërsa Jorin mund ta shihni cdo ditë duke shkëlqyer në “BBVIP”.