(Fotolajm) Sarah Berisha tregon arsyen/ Babai i saj nuk do të ketë kurrë një marrëdhënie të mirë me Dj Pm

“Big Brother VIP 1” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit.



Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin.

Dj Pm ka treguar disa herë me anë të postimeve në Instastory se është një tifoz i zjarrtë i Milanit, ama vjehrri i tij, pra babai i Sarës është një tifoz i skuadrës kundërshtare, që është Interi. Në ndeshjen e tyre të fundit, ku përfundimi ishte Milan 0-3 Inter, Sara ka postuar një bisedë me babain e saj, i cili i dërgon të fala Dj Pm-it në sens ironie për fitoren e Interit dhe Sara ka shkruar gjithashtu në postim se:



“Kjo është e vetmja arsye pse babi im dhe PM nuk do të shkojnë kurrë mirë”.

Sarah shpesh poston foto dhe video nga jeta e saj e përditshme dhe është gjithmonë afër bashkëbisedimeve me ndjekësit e saj. Së fundmi bukuroshja ka postuar një ‘Ask’ në Instastory për t’ju përgjigjur disa prej pyetjeve të ndjekësve të saj.

Një prej tyre e ka pyetur Sarën se sa e vështirë është të mbash një lidhje në distancë, kjo për shkak se Sarah jeton në Shqipëri ndërsa partneri i saj i zemrës, DJ Pm në Kosovë ama bukuroshja nuk ka nguruar të japë një përgjigje për këtë.



Author: morevesh