Portugezi ka marrë me qira katet e fundit të rrokaqiellit “Four Seasons” për veten, familjen dhe të gjithë rrethin e tij.
Për fillimin e aventurës së tij me Al-Nassr, CR7 ka vendosur të jetojë në një hotel, por jo në ndonjë të tillë dosido. Ronaldo po qëndron në ekskluzivitetin “Four Seasons” të Riadit.
Për të akomoduar familjen dhe shoqëruesit, ai vendosi të zërë 17 suita në katet e fundit të hotelit luksoz.
Shpenzimi është marramendës: 285 mijë euro në muaj. Gjithsesi, një shifër brenda mundësive të kampionit portugez, duke pasur parasysh rrogën prej 200 milionë euro në vit për dy sezone e gjysmë që Al-Nassr i garantoi.
Hoteli ndodhet në “Kingdom Center”, një rrokaqiell 267 metra i lartë në zemër të kryeqytetit saudit. Dhomat janë të mobiluara në mënyrë luksoze. Krevate, divane dhe kolltuqe janë kryesisht nag marka të mirënjohura.
Ka më shumë se sa hapësirë në suitë për punë dhe relaksim. Dhoma e Cristiano Ronaldos dhe familjes ka dritare të mëdha që ofrojnë një pamje të mrekullueshme të kryeqytetit saudit.
Gjithashtu, në dispozicion të portugezit dhe familjes së tij është një dhomë ekskluzive multimediale, një lloj kinemaje personale.