(Fotolajm) Reagimi epik i Rita Orës/ Fansi i propozoi për martesë

Artistja shqiptare, Rita Ora, së fundmi kishte performancë në klubin e natës “Heaven” të Londrës.



Kjo erdhi pak kohë pasi ajo konfirmoi zyrtarisht se është martuar me regjisorin e Zelandës së Re, Taika Waititi.

Ndërkohë, pas përfundimit të performancës ajo mori një tjetër propozim me shaka nga ylli i TikTok-ut, Joe Baggs. Imazhet tregojnë çiftin duke qëndruar së bashku pas koncertit të saj, me Joen që duket se është ulur në njërin gju për t’i propozuar asaj martesë.

Rita mund të shihet e befasuar, para se t’i shfaqte atij gishtin e saj të martesës. Këtë ajo e bëri në shenj për t’i treguar që tashmë është “e zënë”, pasi i ka dhënë fund beqarisë me regjisorin e famshëm hollivudian.



Author: morevesh