(Fotolajm) Propozimi i infermieres s*ksi, tifoze e Dortmund për mbrojtësin gjerman/ “Kur të duash”

Borussia Dortmund doli me kocka të thyera nga Der Klassiker i shumëpritur kundër Bayern Munich. Përveç humbjes së pësuar (4-2 për bavarezët dhe parakalimit të vendit të parë në renditje), verdhezinjtë duhet të përballen edhe me dëmtimin e Nico Schlotterbeck. Mbrojtësi u largua në minutën e 44′ të pjesës së parë i zëvendësuar nga Mats Hummels. Megjithatë, nëse dëshiron, mbrojtësi do të mund të përfitojë nga kujdesi i çmuar i infermieres më seksi të Dortmundit, Kim Schiele. Vajza e cila punon si modele të brendshmesh, por edhe në spital, në fakt i ka ofruar ndihmën e saj lojtarit.

Kim Schiele, një tifoze e madhe e Borussia Dortmund, është deklaruar gjithmonë si thellësisht e dashuruar me kapitenin e klubit Marco Reus. Por infermieria do të ishte ende shumë e gatshme të ndihmonte një tjetër anëtar të skuadrës verdhezi të shërohet nga një dëmtim. Ai që ka pasur “fatin” të dëmtohet (problem muskulor, një muaj ndalesë) dhe për rrjedhojë të marrë kujdesin e çmuar të infermieres, është Nico Schlotterbeck. Duke postuar foton e saj në rrjetet sociale, Schiele iu drejtua mbrojtësit duke i ofruar trajtim special.

OFERTA PËR SCHLOTTERBECK
“Sa më shpejt të shërohesh, aq më mirë është. Kur të duash!”, ka shkruar infermierja-tifoze. Referenca është për qendrën e Borussia Dortmund. Më pas, në një tjetër postim social, Schiele ka shkruar: “Infermierja jote e preferuar”. Në rrjetet sociale, shumë tifozë kanë komentuar propozimin e vajzës për ndihmë. Ata madje kanë shprehur gjithë pëlqimin e tyre: “Mbretëresha e Dortmundit”, ka shkruar një përdorues. Një tjetër komentoi: ‘Infermierja e bukur nga Dortmundi’. Ndërsa një i tretë u lut: ‘Eja të më trajtosh mua, rashë në dashuri’. Nëse infermierja, modelja dhe tifozja ka dashur të bjerë në sy me këtë propozim, ja doli në mënyrë perfekte.

 

Author: morevesh