Fituesi i “Talent Shoë-t” që u zhvillua në “Big Brother Vip Albania”, do të përzgjidhej nga vetë publiku përmes pëlqimeve në faqen zyrtare në Instagram.
Ashtu si pritej, Luiz Ejlli, i cili performoi këngë me Tea Trifonin, mbizotëron me numrin e pëlqimeve dhe komenteve, mirëpo edhe ajo e Oltës nuk ngelet mbrapa
Aktorja performoi një monolog përballë banorëve dhe publikut, por të gjithë vunë re diçka të çuditshme në pëlqimet e postimit. Së pari, si me “magji” numri i pëlqimeve në postimin për Oltën, u rrit me 74 mijë në pak minuta.
52 minuta pas postimit të videos, Olta numëronte rreth 57 mijë pëlqime. 60 minuta pas postimit numri i pëlqimeve shkoi në mbi 141 mijë. Pra brenda 8 minutave, postimi mori 74 mijë pëlqime…
Dhe lind pyetja “Kush po i ble klikimet e Olta Gixharit”?
Si duket kjo i ka rënë në sy dhe “Big Brother” të cilët vetëm pak minuta më parë reaguan duke thënë se për shkak të sulmeve kibernetike ata vendosën që të pezullojnë votimin dhe të lënë vetë banorët që të zgjedhin performancën e preferuar.