Ajo është deputetja më e madhe në moshë e Parlamentit tonë. Megjithatë, mosha nuk e ka ndalur kurrë që të jetë e pranishme dhe e angazhuar njësoj si kolegët e saj.
E duket se kohët e fundit, as gjendja shëndetësore nuk e ka kufizuar të jetë prezente në seancën plenare.
Paparaci ynë ka fotografuar Luljeta Bozon, teksa mbërrin në Parlament me një patericë.
Ka qenë pikërisht ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ai që e ka ndihmuar deputeten që të ngjisë shkallët.
Qëkur u bë pjesë e politikës, Bozo, ka treguar se edhe në të përditshmen e saj është aktive dhe preferon të lëvizë, ndaj edhe ky angazhim i ri nuk do të ishte një problem për të.
Por duket se me kalimin e viteve, problemet shëndetësore kanë nisur ta ngacmojnë, por natyrisht që jo aq sa për ta larguar nga prezenca e saj në Kuvend.
Gjithnjë me butësinë që e karakterizon, ajo ia ka dal të shndërrohet një mikeshë e mirë me kolegë si nga PS ashtu edhe nga PD.
E duket se në këtë rast, ka qenë Manja, ai që e ka asistuar në këtë vështirë të vogël që ka hasur në shkallët e Parlamentit.