Dalja e Kejvina Kthellës nga shtëpia e “Big Brother VIP 2” zuri faqet e para të mediave rozë, për shkak se vendimi për të u mor në bazë të dhunës që ushtroi ndaj Luiz Ejllit.
Mirëpo përveç mediave online, Kthella është kthyer në meme në rrjetet sociale, ku ajo që bie në sy janë sheikët.
“Ishim bërë kaps”, është një nga memet pikante që ‘fansat’ i kanë bërë Kejvinës, ndërsa e kanë shoqëruar foton me sheikë dhe me emoi.
Kthella me deklaratat që bëri ndaj Luizit mori shume komente negative por duket që shumë nga ndjekësit e saj ia kanë vënë vizën duke mos e ndjekur më as në rrjetet sociale.