Pasagjerët që udhëtonin në metronë e Londrës u zhveshën pjesërisht për të festuar “Ditën pa pantallona” në metro. Tradita u rikthye pasi kishte ndaluar për shkak të pandemisë së virusit.
Sipas asaj që raportojnë mediet e huaja, qindra udhëtarë gjatë të dielës u bashkuan në argëtimin “dita pa pantallona”, e cili fillimisht filloi në anën tjetër të Atlantikut në Nju Jork 20 vjet më parë.Linja e metros Elizabeth, e cila u hap vitin e kaluar, mirëpriti pasagjerët e saj të parë pa pantallona.
Ata u shfaqën me të brendshme, çorape e xhaketa dhe nuk hezituan për të bërë edhe ndonjë foto. Tradita është pjesë e udhëtimit mbarëbotëror “No Pants Subway Ride”, i cili filloi në Nju Jork në 2002 dhe që atëherë është përhapur në më shumë se 60 qytete anembanë globit. Kjo traditë e çuditshme u krijua në 2002 ne Nju Jork nga Improv Everywhere, një grup komedian.