Donald Veshaj është ndër personazhet më të ndjekur aktualisht. Ai dhe Bora janë padyshim dyshja më e ndjekur për momentin, duke marrë vëmendjen në çdo detaj të tyrin. Por pas shkëlqimit të rrjeteve sociale, duket se angazhimet e përditshme i gjejnë edhe veç e veç.
Paparaci ynë e ka fotografuar aktorin e humorit në Bllok, ku këtë herë ka qenë vetëm. Si gjithnjë i veshur sportiv dhe me kapuç në kokë, si për t’u fshehur disi nga sytë e kureshtarëve, ish-finalisti i “Big Brother Vip 1” e ka bërë gjithë rrugën e Bllokut, duke folur në telefon. Për të gjithë frekuentuesit e Bllokut, kjo është një pamje e shpeshtë e tij, duke qenë se aktori shpesh zgjedh lokalet e kësaj zone për takimet e tij, por edhe kafetë me shoqërinë.
Por nga ana tjetër, në zemër të Bllokut është edhe biznesi që ai do të hapë së shpejti, së bashku me mikun e tij, Blerim Destanin. Nga ajo që kemi mundur të mësojmë, aktori po hap një studio arkitekture me mikun e tij, aktorin, Blerim Destani. Dy djemtë, që prej kohësh kanë treguar se janë miq të mirë, tashmë i kanë hyrë punës shumë seriozisht. Studio do të jetë në qendër të Bllokut, ku punimet janë drejt përfundimit për të mirëpritur dy personazhet e famshme që do ta drejtojnë.
Shpesh e kemi parë si Donaldin ashtu edhe Borën të promovojnë në rrjetet e tyre sociale studion “Podon”, që i përket pikërisht aktorit të humorit. Planet e reja të dyshes tashmë janë përqendruar në biznes, duke rritur edhe të ardhurat e tyre. Bora sapo lançoi linjën e re të veshjeve të saj sportive, duke u përqendruar kështu edhe tek kjo fushë. Por, planet e reja të tyre, tashmë janë më shumë se kaq. Dyshja ka nisur edhe realizimin e filmit të tyre të parë. Detajet e para flasin se dyshja do të marrë përsipër edhe produksionin e këtij filmi, që pritet të jetë me disa seri e natyrisht që historia e tyre e dashurisë do të jetë në qendër të vëmendjes.