Ditën e sotme pranë shtëpisë së “Big Brother VIP” është zhvilluar një protestë në mbështetje të këngëtarit Luiz Ejli, pasi sipas komenteve në rrjete sociale ata mendojnë që Luizi është vërtetë i sëmurë.
Protesta e zhvilluar në mbështetje të Luizit ka bërë bashkë një numër të konsiderueshëm njerëzish, por shumë të tjerë, të cilët nuk kanë marrë pjesë në protestë e kanë konsideruar absurd këtë veprim, siç është edhe kunati i Amos Zaharia-s, princ Leka.
Përmes një postimi, ai ka shkruar “nuk ka mundësi” dhe e ka shoqëruar postimin me një emoji shqetësues, me duar në kokë.
Princ Leka e ka sqaruar më parë se nuk e ndjek BBVA-në, por partnerja e tij, Elia Zaharia e informon nëse ndodh ndonjë gjë.
Vëllai i Elias, aktor Amos Zaharia, pra rrjedhimisht kunati i Princ Lekës është banor në shtëpinë e BB VIP.