(FOTOLAJM) Noizy “vërteton” edhe një herë shoqërinë e tij me Stresin!

Disa gjëra vijnë me moshë. Këtë shprehje e vërtetojnë më së miri Rigels Rajku dhe Arkimed Lusha. Dy reperët shqiptar, disa vite më parë ishin “armiq” me njëri-tjetrin, ndërsa sot gëzojnë një shoqëri të mirë.

Stresi këtë vit zgjodhi të bëhej pjesë e “Big Brother Vip Kosova”, ku është një ndër konkurrentët më të komentuar.

Gjejni kush e ka mbështetur publikisht së fundmi reperin në këtë aventurë të tij? Po, pra pikërisht Noizy. Ky i fundit ka ndarë në Instastory-n e tij foton e shokut të tij së bashku me numrat e kontaktit, për ta votuar pasi Stresi është në nominim deri të premten, si dënim i dhënë nga “Big Brother” pasi shkelmoi derën e dhomës së rrëfimit.




Nga ana tjetër kujtojmë që përveç deklaratave për Keisin, apo vendimeve për t’u larguar, më herët ka ardhur një tjetër “perlë” nga Stresi. Reperi deklaroi gjatë një bisede me banorët e “BBVK” se është i bindur që në shtëpi ka fantazma.

Biseda:

Stresi: Natën e parë jam zgjuar keq, edhe në mëngjes.

Gresa: Një natë kemi parë të gjithë ëndrra të këqija, të gjithë.

Stresi: Unë mendoj që ka fantazma këtu brenda. Jo ka. Për Zotin ka. Kam vënë re që vijnë na shohin edhe ikin, na afrohen shumë. A i ke dëgjuar sipër? Ka, unë e di.

Author: morevesh