Këngëtari Luiz Ejlli po kthehet në një fenomen për publikun për lojën që po bën brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.
Ai ka fituar shumë shpejt simpatinë e publikut, duke fituar mijëra fansa të cilët po e mbështesin në forma nga më të ndryshmet.
Por, fama dhe emri i Luizit po përdoret dhe nga shumë biznese për t’ju bërë marketing produkteve të tyre. Së fundmi, një person ka përdorur emrin e Luizit që të shesë më shpejt apo më shtrenjt apartamentin e tij.
Në rrjet po qarkullon një njoftim ku shkruhet: “Shitet apartament 2+1 i mobiluar. Komshi me Luiz Ejllin. 450 000 euro.” ku është vënë dhe numri i telefonit për kontakt.