Neymar e ka harruar lehtësisht humbjen kundër Bayern Munich që fitoi me shifrat 1-0 në Paris.
Sulmuesi i Paris Saint-Germain është shfaqur në një turne pokeri, sport të cilin e ka një pasion që nuk mund ta ndalë.
Një ditë pas humbjes në “Parkun e Princave”, futbollisti brazilian ka marrë pjesë në dy turne prestigjiozë në Hyatt Regency, një hotel luksoz në Paris.
Ambasadori i PokerStars është eliminuar shpejt nga EPT, por që ndërkohë është kualifikuar në turnin e dytë të Mystery Bounty, një turne në të cilin pjesëmarrja kushton 10 mijë euro.