Ditën e sotme Olta dhe Luizi janë përplasur në një debat të fortë, që ka degraduar në ofendime mes tyre.
Aktorja ka shkuar dhe më tej, teksa ka kërcënuar se do zbulojë sekrete të Kiarës, për të goditur Luizin. Në lidhje me këtë ka reaguar dhe miku i ngushtë i moderatores, Niko Komani.
Nëpërmjet një postimi në Instastorye-s ai ka ironizuar aktoren ndërsa shprehet “Tirana është e vogël për këdo! Imagjino sa e vogël është ndonjëherë, … sa lëviz në shtet tjetër.
Po ashtu, ai ka komentuar dhe faktin që në shtëpinë e BBVIP ditën e sotme janë dëgjuar këngë të Butrint Imerit, ish-partnerit të Kiarës, duke shkruar se “S’di çfarë po dëgjojnë nga shtëpia e BB, por këtej nga shtëpia ime po dëgjojmë këtë”, duke vendosur në sfond këndën e Luizi “ Zjarr e ftohtë.