Fiorentina e ka përjetuar shumë keq humbjen përballë Juventusit në transfertën e mbrëmshme në Torino. “Vjollcët” mendonin se kishin siguruar rezultat në këtë transfertë ndaj rivalëve historikë kur Gaetano Kastrovili dërgoi topin në rrjetë në minutën e fundit.
Por gjyqtari anuloi golin e mesfushorit i cili mendonte se kishte siguruar një pikë të artë duke festuar në mënyrën më të mirë kthimin nga dëmtimi i gjatë në gju. Një episod që sipas gruas sa së Kastrovilit, Rashele Risaliti, nuk e ka lejuar që të flinte i qetë.
“Sonte Gaetano mendonte për VAR-in dhe për golin e anuluar, ndaj më dha dy shpulla kur ishte në gjumë. Mendonte se isha arbitri”, shkroi ajo në rrjetet sociale. Duke shpjeguar më pas se nuk bëhej fjalë për një zënkë por për një episod të pazakontë që ishte zgjidhur me shumë të qeshura në mëngjes në familjen e lojtarit të Fiorentinës.