(Fotolajm) Luizi “mund” Sali Berishën dhe Edi Ramën/ Po tani kush e ka rradhën?

Për hulumtimin e bërë, Pikasa ka analizuar mbi 150 media digjitale në Shqipëri, përfshirë portale, televizione, radio dhe gazeta nëpërmjet platformës së saj softuerike Analytics.



Pikasa poashtu bën monitorimin e rrjeteve sociale si Facebook, Youtube, Instagram dhe Twitter.
Periudha e monitoruar është nga 24 dhjetor 2022 deri me 08 shkurt 2023.





Gjatë periudhës së monitoruar janë prodhuar mbi 20.000 lajme për Edi Ramën, Sali Berishën dhe Luiz Ejllin.

Për tre personalitetet e analizuar nga lajmet janë prodhuar mbi 800.000 reagime të publikut (pëlqime, shpërndarje, komente dhe emocione).

Luiz Ejlli prin dukshëm me reagime të publikut në krahasim me Edi Ramën me Sali Berishën me gjithsej 370.000 reagime apo 46.8% të reagimeve të përgjithshme të publikut.
Poashtu nëse marrim mesatarisht reagimet për lajm, Luiz Ejlli ka 2 deri 3 herë më shumë reagime mesatare për lajm në raport me Edi Ramën dhe Sali Berishën.



Metodologjia

Pikasa përdori platformën e saj të inteligjencës mediatike analytics.live për të kryer një monitorim në kohë reale në internet të më shumë se 1.500 mediave dhe mijëra kanaleve të rrjeteve sociale në 6 vendet e Rajonit të Ballkanit Perëndimor (Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi, Mal të Zi, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedonia e Veriut).
Platforma analitike tregon artikujt mediatikë së bashku me depërtimin e tyre përkatës në platformat e rrjeteve sociale (Facebook, Instagram, Twitter, YouTube etj.) duke numëruar të gjitha llojet e aktiviteteve dhe angazhimeve.

Author: morevesh