Fotolajm/ Luiz po bën ‘namin’, ‘shfaqet’ edhe në ndeshjen Poloni – Shqipëri

Luizi i Big Brother edhe në ndeshjen Poloni – Shqipëri. Luiz Ejlli është bërë fenomen me pjesëmarrjen e tij në Big Brother VIP Albania. Këngëtari shkodran është bërë i dashur për të gjithë falë lojës që po e bën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

E fansat e tij të flaktë po shpalosin pankarta në evenimente të ndryshme, përfshirë këtu edhe në stadiumet e futbollit anekënd botës.

Një tifoz nga Gjakova, i quajtur Valon Nura, i cili jeton dhe punon në Çeki, e ka shfaqur mbrëmë një pankartë mbështetëse për Luizin në Varshavë, në ndeshjen mes Polonisë dhe Shqipërisë.

Author: morevesh