(FOTOLAJM) Luana Vjollca provokon me paraqitjet nga pushimet në Bahamas

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka bërë paksa pushim nga angazhimet e puna në emision.

Pas përfundimit të sezonit të parë të “Zemër Luana”, ajo duket se po shijon një kohë jo-produktive.




Siç tregon përmes rrjeteve sociale, biondja si destinacion të pushimeve ka zgjedhur Bahamas.

close
volume_off

E njëjta ka publikuar kësaj radhe disa fotografi provokuese, me anë të të cilave ka marrë vëmendje të madhe.

Ajo shfaqet me një palë bikini të zeza, një fustan të gjatë rozë si dhe një këmishë të bardhë.

“Shkoni në Bahamas për të harruar dramat”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.

Kjo vjen pak ditë pasi shijoi dasmën e aktores dhe blogeres së famshme, Lele Pons në Miami.

Author: morevesh