(Fotolajm) Luana “prangos” reperin Bardhi/ Çfarë po ndodh mes tyre

Këngëtarja dhe moderatorja Luana Vjollca është një nga vajzat më të dashura dhe më të ndjekura të ekranit.

Luana numëron plot 2.1milionë ndjekës në “Instagram”, ndërsa është shumë aktive dhe publikon herë pas here foto nga përditshmëria.

Së fundmi, këngëtarja na ka ardhur komplet ndryshe ngasa jemi mësuar ta shohim. Ajo na shfaqet e veshur me uniformë policie, ndërsa i vë prangat reperit Bardhi.

Këto foto janë të shkëputura nga projekti i ri i Luanës në bashkëpunim me Bardhin. Kënga e tyre titullohet “Zemrën ta vodha” dhe pritet të bëhet publike sonte.

Por ia vlen të themi se edhe me uniformë policie, bukuroshja ekranit duket mjaft në formë.

Author: morevesh