(Fotolajm) Kush humbi ndjekës dhe kush po triumfon nga “Big Brother”/ Shifrat në rrjetet sociale

“Big Brother” ka bërë që të lëkunden edhe shifrat në rrjetet sociale. Një fenomen i çuditshëm është ky që po ndodhë me VIP-at shqiptarë, ku ata që ishin me pak ndjekës, tashmë numërojnë mijëra dhe ato që kishim shumë, tashmë po i humbin.



Një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen te personazhet e famshëm, ka sjellë edhe shifrat. Kjo rubrikë na jep më shumë detaje dhe informacione të reja në lidhje me yjet e botës së madhe të “showbizz”-it. Ja se cilët janë personazhet shqiptarë që janë pëlqyer më shumë nga publiku gjatë kësaj jave. Në vend të fundit për këtë javë është Kejvina Kthella.

Ajo u skualifikua nga loja për shkak të dhunës fizike të përdorur brenda shtëpisë në “prime”-in e kaluar drejt Luizit. Modelja ka humbur 6 mijë ndjekës. Tea është po ashtu me humbje këtë javë. Mesa duket debatet e forta me Luizin brenda shtëpisë kanë bërë që ajo të humbasë 1 mijë ndjekës. Amos Muji Zaharia ka humbur ndërkohë 100 ndjekës.





Olta Gixhari është një nga lojtaret më të komentuara brenda shtëpisë. Aktorja ka fituar 1 mijë ndjekës.

Dea Mishel, e cila po përflitet për një romancë të mundshme me Amos, ka fituar 2 mijë ndjekës në “Instagram” këtë javë. Efi ka fituar 4 mijë ndjekës, duke shkuar kështu në 167 mijë.

Mikela Pupa ka qenë së fundmi e ftuar në “Pardon My French” për të folur mbi eksperiencën e saj brenda shtëpisë, por edhe për të dhënë mendimin e saj mbi banorët e tjerë.



Ajo ka fituar po 4 mijë ndjekës. Kristi Aliaj nga 13.9 K ka kaluar në 19.6 K, duke fituar kështu 5700 ndjekës brenda javës. Kiara Tito po “thyen akullin” së fundmi me Luiz Ejllin, duke kaluar më shumë kohë me të dhe duke qëndruar gjithnjë e më të bashkuar.

Ajo ka fituar 41 mijë ndjekës. Në vend të parë është Luiz Ejlli, një nga lojtarët më të fortë që ka shprehur që në fillim pëlqimin që ka për Kiarën. Ai ka fituar plot 45 mijë ndjekës këtë javë.



Author: morevesh