Ky që shikoni në fotografi është “Tony”, shqiptari që lufton vullnetarisht kundër pushtuesve rusë në Ukrainë.
Ai është pjesë e Batalionit 131, së bashku me ushtarin e njohur britanik Macer Gifford.
Ky i fundit ka vendosur ta përshëndesë publikisht në rrjetet sociale, duke e vlerësuar me fjalë të mëdha.
“Respekte për shokun tim të luftës dhe heroin tonë shqiptar, Toni. Ai është një ushtar i fortë dhe kompetent, i gatshëm të bëjë gjithçka për të përmbushur misionin e tij. Unë kurrë nuk kam parë frikë në sytë e këtij njeriu. Ai është absolutisht lloji i personit që dëshironi pranë jush në një betejë! Legjendë”, shkruan Gifford.
https://twitter.com/macergifford/status/1607442084213964802?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1607442084213964802%7Ctwgr%5E167c50f07d80823f65f4e2a452b151be8b368b15%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fnewsbomb.al%2Fky-eshte-tony-shqiptari-qe-lufton-ruset-ne-ukraine-ushtari-britanik-skam-pare-kurre-frike-ne-syte-e-ketij-njeriu-foto%2F
Toni, identiteti i plotë i të cilit nuk dihet, është shqiptari i dytë i konfirmuar që i është bashkuar vullnetarëve për t’i ardhur në ndihmë ushtrisë ukrainase. Një tjetër shqiptar që lufton krah forcave ukrainase, pjesë e legjionit të huaj, është 24-vjeçari Emanuel Bazanji.