(Fotolajm) Ku po e shijon Kryeministri fundjavën?/ Rama harron skandalin me McGonigal

Kryeministri Edi Rama ka harruar skandalin me McGonigal.



Pasi prej ditësh, ka patur debate të nxehta dhe një sërë reagimesh për arrestimin e Charles MgGonigal dhe lidhjet e tij me të, Rama shfaqet i relaksuar, duke shijuar motin me dëborë në Bogë të Malësisë së Madhe.

Së bashku me djalin e tij Zahon dhe bashkëshorten Linda Rama, kryeministri nuk ka nguruar që ta ndajë këtë moment me ndjekësit e tij.

Kujtojmë se dy seancat e fundit parlamentare kanë qenë plot tension dhe debate pasi kryeministri nuk ka qenë pjesë, ndonëse ka patur një mocion të ëkrkuar nga opozita për të disktuar çështjen McGonigal.



Rama preferoi të fliste nga zyra e tij në disa emisione duke thënë se nuk u bë pjesë e senacës parlamentare pasi nuk do ta ulë veten në nivelin e opozitës, duke nxjerrë zbuluar kolegët e tij, të cilët e justifikuan mungesën në Kuvend pasi sipas tyre kryeministri kishte agjendën shumë të ngjeshur.

Rama harron skandalin me McGonigal/ Ku po e shijon Kryeministri fundjavën?

Author: morevesh