Big Brother Vip është kthyer në një nga programet më të ndjekur që ka përfshirë jo vetëm qytetarët, por edhe politikanët.
Duket se deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është fans dhe shikues i rregullt i Big Brother Vip Albania.
Pak ditë më parë ai me anë të një komenti në rrjetet sociale shprehu pëlqimin për Kiarën. Sot në një postim në rrjetet sociale, në një status ku njerëzit pyeten se kujt do tja jepnin fitoren, Oltës, Luizit apo Bledit, Vasili ka shprehur qëndrimin e tij.
“Sigurisht Luizit, të tjerët janë shumë larg tij”, shkruan Vasili.