Marrëdhënia mes modeles Kejvina Kthella dhe Luiz Ejllit brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” nuk ishte aspak e mirë.
Edhe përjashtimi i modeles nga ky spektakël erdhi si pasojë e shuplakës që ajo i dha Luizit. Pas daljes së saj nga shtëpia Kejvina ka preferuar të qëndrojë në qetësi dhe reagimi i vetëm i saj ishte mbyllja e “Instagramit”.
Ndërkohë, sot në shtëpinë e Big Brother ka mbërritur një dron për Luizin i cili mendohet se është dërguar nga Kejvina. “Të dua dhe ti e di”, shkruhet në pankartë. Në pankartën mbi dron ndodhet foto e Kejvinës me Luizin prandaj këngëtari është i bindur se droni është nisur nga ajo.
Por nuk mendon njësoj Olta Gixhari. “Nuk ta ka dërguar Kejvina atë, harroje. Ti atë e nxorre nga shtëpia, të të sjellë ajo dron. Mos u bëj naiv, Luiz. Nuk është i Kejvinës ai dron, nuk ma merr mendja. Ti e nxorre jashtë,” tha Olta. Nga ana tjetër Luizi i ka thënë se arsyeja e vërtetë pse Kejvina është jashtë shtëpisë sot, në fakt ishte nxitja që i bëri Olta dhe Tea. “Nuk e nxorra unë. E nxorre ti dhe Tea duke i thënë shumë mirë. Unë për këtë arsye nuk thashë asgjë. Doli se e karikuat ju. Ajo ka dalë jashtë prej gjyqit që iu bë mbrapa në shtëpi. Mënyra si keni reaguar ju. Ju thashë mos e shtyni, se po e karikoni për keq”, u shpreh Luizi.
Kejvina përdori dhunë fizike ndaj Luizit. Kjo pas komenteve ofenduese sipas saj, nga ana e Luizit.
Gjatë reklamës, Kejvina u ngrit nga kolltuku dhe goditi dy herë me shuplakë në fytyrë Luizin, për komentin që ky i fundit bëri. Nga ky gjest, asnjëri prej banorëve, përveç Bjordit nuk reagoi, madje gjatë javës, thuajse të gjithë i dhanë të drejtë Kejvinës për veprimin e kryer.