(Fotolajm) Ja për kë bën tifo këngëtarja/ Mania ‘Big Brother Vip’ prek edhe Dafina Zeqiri-n

“Big Brother Vip” ndiqet nga të gjithë dhe kjo tashmë është një fakt. Sidomos ky edicion i dytë ka përfshirë të gjithë. Madje edhe personazhet e njohur të showbiz-it, nuk hezitojnë që në rrjetet e tyre sociale të tregojnë se për kë bëjnë tifo brenda “BBV”.



Së fundmi ka qenë Dafina Zeqiri ajo e cila ka treguar se është “team Luizi dhe Efi”. Pra Dafi këtë “BBV” mbështet dyshen që duken se brenda shtëpisë po zhvillojnë një miqësi të mirë me njëri-tjetrin.

Ata të dy përpos lojës individuale që bëjën, pëlqehen nga audienca për raportin miqësor të krijuar.

Nga ana tjetër kujtojmë që më herët Dafina Zeqiri iu përgjigj konkurrentes së “Big Brother Vip Kosova” Juliana Nurës, e cila u shpreh brenda shtëpisë se më parë e kishte “rrahur” këngëtaren.



Krahas një videoje të shkëputur nga kënga e saj e re “Nafije” e cila është kthyer në një sensacion në rrjete sociale, artistja shkruante: “Ku*vat duke ëndërruar që më ka goditur me shuplakë në bo*a bo*a”.

Ky konflikt mes dy vajzave ka më shumë se një dekadë që ka ekzistuar dhe që u risoll në vëmendje nga vetë modelja. Shkak i këtij sherri mes vajzave rëndomtë ishte bërë ish i dashuri i Dafinës, sot partneri i Luana Vjollcës, biznesmeni Krenar Çoçaj.



Image

Author: morevesh