Bora Zemani është një nga personazhet më të dashur për publikun.
Moderatorja ka qenë kryefjala e mediave për një kohë të gjatë pas ndarjes dhe ribashkimit me Donald Veshajn.
Bora Zemani e Donald Veshaj kanë mahnitur ndjekësit me paraqitjet e tyre ishte moderatorja ajo e cila publikoj dy imazhe me të dashurin. “Ku kam dalë une bukur, sigurisht! ”, shkroi në mbishkrim të postimit i cili mori mijëra pëlqime e qindra komente ndersa shihen ne krahet e njeri tjetrit me te lumtur se kurre.
Por kurioz jemi të gjithë se çfarë dhurate i bëri Donaldi Borës. Ai mund të mos jetë treguar dhe aq romantik me dhuratën që mendoi t’i bënte Borës këtë “Shën Valentin”, por me siguri moderatorja ka qeshur shumë me veprimin e tij. Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, ai ka zbuluar dhuratën e menduar prej tij.
“Dhurata ime për këtë Shën Valentin ishin çorapet e mia. Ajo u surprizua shumë kur e mori vesh që dhurata ka qenë gjithë kohës në shtëpi, 2 sirtare larg. Të dua shpirt”, shkruan Donaldi me humor.