Ish-e dashura e Amos Zaharia, këngëtarja Gigliola Haveriku, ka komentuar në mediat sociale shpesh personazhet e reality-showt “Big Brother VIP”.
Dhe disa komente i ka pasur edhe pas daljes së aktorit. Ajo ka postuar një foto të Deas duke shkruar: “Tu hongër veten nga inati”.
Më pas ndau një foto të Oltës, krah të cilës shkroi: “Olta më shumë qau tani sesa kur dëgjoi letrën e burrit. Ajde o goc se do ketë biletë kthimi”.
Ndërkohë në një status ditën e sotme, këngëtarja sqaron: “Mos e merrni Instagramin kaq seriozisht. Komentet janë për humor me ngjyra ironie. Askujt nuk iu bë qejf për asgjë. Përkundrazi. Big-u për mua është si serial që komentoj personazhet.”
Para hyrjes në shtëpinë e famshme, Amos u bë kryefjalë e mediave për ndarjen nga Gigliola me të cilën jetoi një histori të bukur dashurie 6-vjeçare duke mos hezituar të shfaqen në intervista e dalje publike. Megjithatë, ata i dhanë fund lidhjes duke vendosur të ecin në rrugë të ndara.
Megjithëse ata kanë lënë të kuptohet se kanë pasur një ndarje paqësore dhe me konsensus, veprimet e këngëtares nuk kanë kaluar las vëmendje. Muaj më parë gjatë një interviste ajo pranoi se ishte e vështirë ta gjente veten beqare pas 6 vitesh por u shpreh se e gjitha ndodhi si një proces. Gigliola deklaroi se gëzon ende respekt dhe dashuri për aktorin.