(Fotolajm) Ish-banorja e Big Brother befason me postimin/ “Dua dikë të më shohë si Tea-Luizin”

“Tea do Luizin, Luizi do Kiarën, Kiara do veten ose dikë tjetër!”



Këto ishin fjalët e Zhaklin Lekatarit, e cila deklaroi për herë të parë publikisht se Tea mund të ketë një pëlqim për Luizin.

Por, përpara kësaj, përdoruesit e mediave sociale e kanë vënë në dukje këtë gjë, jo vetëm me komente por edhe me video e postime të ndryshme.

Së fundmi, “Vëllai i Madh” vendosi që në lojën “Talent Show”, Luizi dhe Tea të këndonin një këngë bashkë.



Menjëherë “shpërthyen” videot Luiz-Tea gjatë provave, ku fokusi ishte në mënyrën se si kjo e fundit shikonte këngëtarin.

Këtë gjë me sa duket e ka vënë re edhe ish-banorja e “Big Brother Vip”, Mikela Pupa, e cila nuk ka ngurruar ta ndajë këtë gjë me ndjekësit e saj.

“Dua dikë të më shohë si Tea-Luizin”- shkroi ajo në Instastory.



 

Author: morevesh