( FOTOLAJM ) Irkenc Hyka bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e djalit në dedikimin emocionues

Pak kohë më parë, me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shfaqej partnerja e tij me barkun e rrumbullakosur, Irkenc Hyka bëri me dije se çifti do të bëheshin prindër për herë të parë. Ndërkohë diten e djeshme, sërish me anë të një fotoje shumë të bukur në Instagram, artisti zbulon se djali i tij ka ardhur në jetë, teksa tregon edhe emrin që kanë zgjedhur për të, Aian.




Bashkangjitur me foton ku duket duke i mbajtur dorên të birit të porsalindur, këngëtari dhe producenti ka bërë edhe një dedikim shumë emocionues për djalin, plot me premtime e fjalë dashurie që një artist si Irkenci nuk i ka të vështirë t’i zgjedhë.

Author: morevesh