(FOTOLAJM ) Ikardi publikon Uanda Narën gjysmë të zhveshur në shtrat dhe deklaron me krenari: Unë ia bëj fotot

Çifti Mauro Ikardi-Uanda Nara dhuron çdo ditë episode nga më të çuditshmet dhe këtë herë ka qenë sulmuesi argjentinas ai që ka bërë bujë në rrjetet sociale me një postim të tijin.




Duke kujtuar 10-vjetorin bashkë me argjentinasen, Ikardi ka hedhur shumë foto të sajat në rrjetet sociale duke i shoqëruar me mesazhe dashurie, ndërsa një prej tyre ishte shumë i veçantë. Aty shfaqej Uanda Nara gjysmë e zhveshur në shtrat.

“E gjithë bota i jep like, por jam unë ai që i bën fotot”, shkruante Ikardi në këtë postim të çuditshëm të partneres së tij, në një foto që pa pushtuar rrjetet sociale e të cilën vetë sulmuesi argjentinas e fshiu pas pak kohësh.

Author: morevesh