(Fotolajm) Grupi italian Maneskin martohen katërshe!/ Tre meshkuj, një femër

Anëtarët e grupit Måneskin, fitues të Eurovizion u “martuan” në një ceremoni “katërshe” për të festuar publikimin e albumit të tyre të ri, “RUSH!”



Spotify organizoi festën e rokerëve italianë në Palazzo Brancaccio në Romë, Itali, në të cilën secili prej tyre deklaroi “besnikërinë e përjetshme ndaj njëri-tjetrit”. Ceremonia u drejtua nga stilisti italian i modës Alessandro Michele, ndërsa Machine Gun Kelly, Baz Luhrmann dhe Paolo Sorrentino ishin mes të ftuarve të pranishëm në ‘dasmën’ e grupit.

‘RUSH!’, albumi i tretë i fituesve të Eurovizionit, doli dje dhe përmbante këngët ‘MAMMAMIA’, ‘Supermodel’, ‘The Loneliest’, ‘La Fine’ dhe bashkëpunimin e Tom Morello ‘Gossip’.

Grupi zbuloi disa nga detajet më të hershme rreth ‘RUSH!’ në një intervistë për NME’s In Conversation, veçanërisht ndikimin që ata morën nga Radiohead.



David tha gjithashtu se Måneskin janë krenarë që njihen si “artistë Eurovizioni” dhe tha se shpresonin të merrnin pjesë në konkursin e këtij viti në Liverpool “nëse do jenë të lirë”.

“Për ne, Eurovizioni nuk ishte kurrë qëllimi, ishte vetëm një mënyrë për të arritur qëllimet tona. Shumë artistë bëjnë gabime të mëdha kur shkojnë në këto shfaqje televizive me vetëm një këngë”, tha ai. “Ata krijojnë një imazh të tërë për shfaqjen televizive, kështu që kur të përfundojë, në thelb nuk kanë asgjë për të ndarë me fansat. Ishim me fat sepse kishim dy albume. Sapo mbaroi shfaqja, njerëzit mund të dëgjonin diçka dhe të shihnin se ne kishim tashmë pesë vjet karrierë dhe turne. Kjo ishte dera për ne.”



Ai shtoi: “Ne kurrë nuk kemi pasur frikë të jemi përgjithmonë ‘artistë Eurovizionit’. E dinim se do ta ndryshonte jetën tonë. Jemi të lumtur dhe do ta kujtojmë gjithmonë Eurovizionin si një nga hapat kryesorë të karrierës sonë”.

Author: morevesh