Nëse do ktheheshim pas, sot një vit më parë, Donald Veshaj ishte padyshim personazhi më i lakuar i momentit. Situata jo vetëm që nuk ndryshoi për të pas përfundimit të Bigut, por fama edhe iu rrit. Por duket se pas një viti, Donald Veshaj tashmë është më i lirë, më i çlodhur dhe i fokusuar në të tjera drejtime.
Paparaci ynë e ka fotografuar aktorin e humorit në Bllok, ku së bashku me miqtë e tij ka qenë duke biseduar dhe duke përshkruar rrugën. Por ajo që na bie në sy është fakti që të njëjtën shkrepje, në të njëjtin vend e kemi edhe pak ditë më parë.
Po i veshur sportiv, po me kapele, po me miq, aktori duket se tashmë i është dedikuar totalisht jetës si sipërmarrës dhe këto vizita kaq të shpeshta në Bllok, janë pikërisht për të monitoruar biznesin që ai po hap në këtë zonë, së bashku me aktorin Blerim Destani. Ndërkohë, në rrjetet sociale ai dhe Bora vijojnë të publikojnë foto e video së bashku, duke i gëzuar fansat për këtë lidhje.
Por e përditshmja e tyre mban edhe shumë angazhime të tjera. Bora Zemani po vijon angazhimin me “Për’puthen”, ndërkohë që Romeo dhe Donaldi e kanë mbyllur me ekranin, duke u fokusuar te biznesi. Kjo është arsyeja pse Donaldi ‘bie pre’ e paparacit tonë kaq shpesh, në të njëjtin vend.