(Fotolajm) Flet gruaja e Armaldos: Nuk toleroj, ai i kaloi limitet e lojës/ Sherri me Luizin në BBV

Debati i nisur mes Luizit dhe Armaldos mbrëmjen e djeshme, pas komenti të Luizit: ‘Hiqe kapelen, s’ke burrëri!”- ka vijuar edhe mëngjesin e sotëm.



Në debat janë përfshirë edhe shumë banorë të tjerë. Pas gjithë debateve Luizi ka vendosur që të mos i flasë më Maestros ndësa ky i fundit ka përmendur edhe largimin nga shtëpia.

Mirëpo, debati ka vijuar edhe jashtë ‘Big Brother Vip Albania’. Bashkëshortja e Armaldos ka reaguar rrjete sociale duke shprehur shqetësim për bullizimin që po i bëhet Maestros si dhe tregon se ka marrë shumë mesazhe nga fansat e Luizit, të cilat thotë se nuk i toleron sidomos tani që është në pritje të ëmbël.

Shkrimi i plotë:

Kur morem ftesen per Big Brother per Armaldon ishim paksa skeptik.

Me pas me takimet me stafin dhe duke e njohur dhe qene pjese shume here e Top Medias vendosem per po sepse do ishte mes artistesh.



Loja konsiston ne disa rregulla nder te cilat kryesoret qe nuk lejohen jane bullizimet, ofendimet, cenimi i dinjitetit dhe integritetit te personave aty brenda.

Te gjithe kane bere lojra, shaka, thashetheme, diskutime, kane gjetur miq aty brenda, kane gjetur dashurine, kane bere dasma e shume sfida me njeri tjetrin.

Disa banore e kane pyetur se fundmi Luizin se pse ka arritur ne ato ofendime ndai Armaldos.

Shpjegimi i tij ka qene: Kam luftuar shume me Olten. Ia kam nxjerr grupin dhe kam dashur ta shoh vetem dhe keq. Ajo eshte e frikesuar dhe kur ka zarf te kuq. Kur ajo thote ndihem vetem kam nevoje per nje perqafim, ia jep Maestro.

Prandaj e kam ofenduar por i kerkova falje. Ai eshte personi i 3te qe i kerkoj falje dhe nuk i flas me.



Kur beheshin debat dhe lojrat me pare mes te dyve dhe ndonjehere teprohej si nga Armaldo dhe nga Luizi i kemi lene keto teprime presionit te lojes dhe 60 diteve te mbyllura aty brenda.

Por te ofendosh nje person ne ate menyre ne ato nivele duke cenuar Armaldon ne rradhe te pare, integritetin, familjen kjo i tejkalon limitet e lojes.

Per te mos permendur mesazhet nga fansat e Luizit kundrejt families tone ne cdo orar te dites dhe nates te cilat io vetem per mua qe jam shtatezan dhe jam dyfish e ndjeshme por cdo familjar i ka perjetuar dhe nuk i toleron.

Ju jam mirenjohese per mbeshtetjen, suportin dhe do te isha e lumtur qe kjo gje te mbetej ne kuadrin e lojes nga te gjithe fansat, ndjekesit, banoret perfshire dhe Armaldon.

Fundjave te mbare



 

Author: morevesh