(Fotolajm) Fajin e ka Elgiti?!/ Klea Huta në një gjendje jo të mirë shëndetësore

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm. Megjithatë, bukuroshja nuk ngurron që nëpërmjet tyre të urojë në ditët më speciale dhe njerëzit e saj më të dashur.



Vetëm pak më parë Klea ka postuar një foto në Intastory, ku ka treguar se nuk është në një gjendje të mirë shëndetësore. Me anë të fotos së termometrit, na ka lënë të kuptojmë se bukuroshja është e sëmurë dhe me temperaturë. Në një sens humori shumë prej ndjekësve i kanë komentuar se kjo ka ndodhur si shkak i mungesës së partnerit të saj të zemrës, Elgitit, i cili ndodhet për disa ditë në Tailandë.



Klea Huta në një gjendje jo të mirë shëndetësore





Së fundmi me fillimin e edicionit të dytë të “Big Brother Vip” është kuptuar miqësia mes Kleas dhe Kiara Titos, pasi kjo e fundit është pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe mbështetja që Klea ka treguar ndaj saj na ka zbuluar shumë për marrëdhënien e tyre. Së fundmi në një ‘Ask’ të postuar në Instastory, Klea ka treguar mendimin e saj për hyrjen e Kiarës në “BBV”.

Kiara është shprehur mbrëmjen e parë të ‘BBV’ se këtë hap që ka marrë ua kishte mohuar miqve të saj. Një ndër to mesa duket ka qenë edhe Klea, e cila ka postuar një foto të Kiarës në Instastory, ku përveç se sigurisht i kishte uruar shumë fat dhe suksese, nuk mund të mos e përmendte faktin që e kishte gënjyer, duke e quajtur kështu në një sens shakaje ‘qelbësirë’.

Author: morevesh