(Fotolajm) Einxhel Shkira u kthehet keq Argjira Spancës dhe Fjoralba Ponarit!/ “Jam grua e martuar…”

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja disa muaj më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.



Të gjithë e dinë për miqësinë e ngushtë mes Einxhelit me Argjira Spancën dhe Fjoralba Ponari, të cilat nuk na tregojnë shumë detaje rreth kohës që kalojnë së bashku. Vetëm pak më parë, Einxhel ka treguar se sot të vajzat do të shkojnë tek shtëpia e Einxhel, ama duket se bukuroshja është mjaft e bezdisur nga fakti që vajzat nuk janë aspak korrekte dhe ka bërë disa postime në formë ironie kundra Fjoralbës dhe Argjirës.

Argjira tha se do nisej para 10 minutash, tani nuk hap as telefonin… Kjo është e turpshme si mund të gënjesh një nënë!!! Unë s’kam kohë për lojra ahuridhash… Po nuk erdhe për 5 minuta do ta mbyll derën dhe ty.



"Jam grua e martuar...", Einxhel Shkira u kthehet keq Argjira



"Jam grua e martuar...", Einxhel Shkira u kthehet keq Argjira



Para disa ditësh Einxhel ka postuar disa foto me djalin e saj, ku na tregojnë se kanë dalë për një shëtitje. Tek një prej fotove teksa mban djalin e saj në krahë, Einxhel ka rikujtuar se çfarë i ka ndodhur një vit më parë. Gjatë asaj kohe Einxhel ishte banore e shtëpisë së “BBV1” dhe i ndodhi një incident ku dëmtoi krahun e saj dhe për pasojë iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. E teksa një vit më parë Einxhel shpresonte që krahu i saj të ishte si më parë, sot jo vetë që është në gjendje shumë të mirë, por mban në krahë edhe vogëlushin e saj, Trev.

Author: morevesh