Fotolajm/ Efi ironizon Armaldon: Na ishte njëherë

Efi Dhedhes ka ironizuar Armaldo Kllogjerin, duke nënkuptuar se ai po qëndron në “Big Brother VIP”, duke iu lëpirë të tjerëve.



Gjatë spektaklit, Armaldo pati një debat shumë të fortë me Luizin, dhe u shënjestrua nga dy opinionistët e “Big Brother VIP”, të cilët i vunë në dukje se nuk po luan vetëm, por duke përdorur marrëdhëniet herë me Olta Gixharin e herë me Luizin.

“Na ishte njëherë një shqiponjë dhe fluturoi në majën më të lartë të alpeve. Aty pa një krimb. Dhe e pyet, po ti si mbërrite deri këtu? Ja kështu duke u lëpirë, duke u zvarritur”, shkruan Efi.



“Duke u lëpirë dhe duke u zvarritur”/ Efi ironizon

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Armaldos, i cili është shprehur se nuk është e lehtë të jetosh në një shtëpi ku gjithë kohën dikush të vë epitete të ndryshme dhe duhet ta shohësh atë person 24 orë.

Më tej në përballje me Luizin ai i ka kujtuar momentin më të vështirë të këngëtarit, duke i thënë se i ka qëndruar pranë ku ai derdhte lot.

Author: morevesh