(FOTOLAJM) E nxorën nga BIG-u se qëlloi me shuplakë Luizin, thyen heshtjen për herë të parë Kejvina: Sa mirë që dola prej asaj ‘çmendine’!

Ka thyer heshtjen më në fund Kejvina Kthella, ish-banorja e BBV2, e cila u nxor jashtë shtëpisë së famshme “me ceremony”, për shkak se goditi me shuplakë Luiz Ejllin.




Përmes Instagramit, ajo ka kërkuar falje vetëm për këtë kategori njerëzish, jo vetë këngëtarit Shkodran, që tashmë është shndërruar në “strumbullarin” e këtij edicioni të BBV:

“Jeta vazhdon … edhe nëse “vdesim”! Nuk jam penduar që hyra në BBV2. Që dola, sigurisht që nuk jam penduar, kurrsesi!

Shpulla që unë qëllova Luizin, jo vetëm që nuk i shkaktoi dëm as plagë atij, përkundrazi, më ndihmoi edhe mua të dilja prej asaj “çmendine”!




Në fakt shpulla ime mbështolli me mjegull “rrenën” e shkullit dhe që u shndërrua në lojë, ndërsa shpulla ime u gjykua si të ishte bomba e Hiroshimës!

Meqë Luizi, lavdi Zotit gëzon shëndet të plotë dhe sukses të jashtëzakonshëm, falë aftësive dhe vullnetit të tij, mua më mbetet që t’i kërkoj falje publikisht vetëm fansave dhe mbështetësve të Luizit, meqë në fakt të vetmit që seriozisht janë lënduar prej shpullës dhe sjelljes time, janë vetëm ata, Fansat!”

Iku se dhunoi Luizin, Kejvina Kthjella thyen heshtjen: Ajo shpullë më

 

Author: morevesh